top of page

Barriers to Recruitment Research 2024

The findings of the 2023-2024 'Bridging the Gap' research project, which explored barriers to recruitment, can be downloaded here

Legjislacioni dhe Rekrutimi i bazuar në merita 2024

Udhëzimet për zhvillimin e legjislacionit të rekrutimit të bazuar në merita mund të gjenden këtu

Ditën Ndërkombëtare të Gruas -2024

Lexoni për Rrjetin e Fuqizimit të Grave këtu.

Të arriturat e Projektit dhe të gjeturat kryesore 

,

Një përmbledhje e arritjeve të projektit dhe gjetjeve kryesore për vitin 2023 mund të gjendet këtu

,

Një përmbledhje e arritjeve të projektit dhe gjetjeve kryesore për vitin 2022 mund të gjenden këtu

,

Përditësimi i projektit të marsit 2020 mund të arrihet këtu .

,

Korniza Monitoruese për Rekrutimet e Bazuara në Meritë

A keni menduar ndonjëherë nëse një rekrutim është apo jo rekrutim i bazuar në merita?  

Tani mund të kontrolloni me siguri. Ekspertët Vlerësues nga Projekti i Ambasadës Britanike për Rekrutime në Pozita të Larta në konsultim me Organizatat e Shoqërisë Civile të Kosovës kanë zhvilluar një Mjet Monitorimi për Rekrutimet e Bazuara në Merita.

 

Ky mjet është në dispozicion dhe mund të përdoret nga menaxherët e resurseve njerëzore për të shikuar praktikat e organizatës së tyre; auditimi i brendshëm/i jashtëm ose organet që ofrojnë shqyrtim ose mbikëqyrje të pavarur.

 

Për më tepër thjeshtë klikoni këtu:

Korniza Monitoruese për Rekrutimet e Bazuara në Meritë (pdf)

Korniza Monitoruese për Rekrutimet e Bazuara në Meritë (MS Word)

Diversiteti Gjinor dhe Përfshirja

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars 2022, kemi nxjerrë udhëzimet e mëposhtme për të ndihmuar sigurimin e diversitetit gjinor dhe përfshirjes në proceset e rekrutimit.

.

Artikuj për vlerësimet

Ekipi i projektit është duke publikuar një varg artikujsh të rregullt në temën e vlerësimeve dhe përzgjedhjeve që mund të gjenden më poshtë.  Përcillni mediat sociale të Ambasadës Britanike dhe shikoni prapë këtu rregullisht për përditësime.

Udhëzues për kandidatët

Nëse e keni parë një konkurs të shpallur për një vend pune për të cilin dëshironi të aplikoni, udhëzimi dhe këshillat e mëposhtme janë për të ju dhënë mundësitë më të mira për sukses në procesin e përzgjedhjes.

 

Gjetja e kandidatit më të mirë për ta zënë atë vend pune është në interes të të gjithëve.  Ajo siguron që puna të bëhet më së miri që është e mundur – kjo është një përparësi për organizatën dhe qytetarët e Kosovës.  Gjetja e kandidatit më të mirë është në interes të gjithë kandidatëve – pavarësisht se a jeni ju ai kandidat apo jo – kjo një shenjë e një procesi të drejtë dhe kredibil të rekrutimit.

 

Kjo përkrahje është e paraqitur në dy pjesë, që lidhen me fazën e listës së ngushtë dhe fazën e intervistave.  Secila përmban një numër sugjerimesh praktike dhe këshilla për të maksimizuar gjasat tuaja për sukses në procesin e përzgjedhjes. 

Deklarata për mbrojtjen e të dhënave

Deklarata e mëposhtme për mbrojtjen e të dhënave tregon se si do të grumbullohen të dhënat e kandidatëve, përpunohen dhe ruhen si pjesë e përfshirjes së Partnerit Zbatues në projekt.

Mjetet për rekrutim të bazuar në meritë

Në fillim të vitit 2020 janë mbajtur trajnime për menaxherët e RNj në institucionet publike qendrore dhe komunale.  Qëllimi i këtyre seancave ishte zgjerimi i të kuptuarit dhe aplikimit të përzgjedhjes së bazuar në meritë.  Pjesëmarrësve u janë dhënë pakot e vlerësimit të bazuar në meritë, si dhe një varg slajdesh ku është paraqitur metodologjia.  Këto mjete janë vendosur më poshtë.

bottom of page