top of page

Rezultatet e proceseve të përfunduara

Kjo faqe paraqet rezultatet e proceseve të përfunduara që nga viti 2016.  

Rezultatet publikohen me kërkesë të Ambasadës Britanike sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Qëllimi i publikimit është që të përmirësohet transparenca e përzgjedhjes për proceset e zyrtarëve të lartë publik, dhe kjo po bëhet pas konsultimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

 

 

Për çdo proces, datat e intervistave janë paraqitur së bashku me emrat dhe rezultatet e Partnerit Zbatues për kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen.

Në fazën përfundimtare të intervistës në çdo proces, të gjithë kandidatët i nënshtrohen një interviste të strukturuar të bazuar në kompetenca, bëjnë një prezentim dhe plotësojnë një test psikometrik. 

Numri maksimal i pikëve në dispozicion ndryshon varësisht nga formati i vlerësimit specifik në projekt. Pikët maksimale në dispozicion për çdo proces janë paraqitur më poshtë.

Anëtarët e Komisionit dhe Partnerët Zbatues poentojnë kandidatët në mënyrë të pavarur prej njëri tjetrit. Nga poentimet e secilit vlerësues nxjerret mesatarja (veç për Komisionin dhe veç për Partnerët Zbatues) për të prodhuar dy rezultate përfundimtare për kandidatët (një për Komisionin dhe një për Partnerët Zbatues).

Për çdo proces, Komisioni do të ja paraqesë organeve përkatëse një listë të të kandidatëve që rekomandohen, së bashku me rezultatet, siç ceket në rregulloret përkatëse.  

Për çdo proces, Partnerët Zbatues do të paraqesin një raport konfidencial në Ambasadën Britanike. Ky raport përfshin rezultatet e tyre dhe ato të Komisionit, bashkë me vërejtjet eventuale rreth performancës së kandidatëve në procesin e përzgjedhjes. Këto raporte pastaj i paraqiten Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Për ndërmarrjet publike komunale, raportet konfidenciale i paraqiten kryetarit të komunës përkatëse.

Rezultatet e paraqitura më poshtë janë nga vetëm nga Partnerët Zbatues.

Identiteti kandidatit është anonimizuar (p.sh. Kandidati 1) kur kjo në mënyrë eksplicite është kërkuar nga kandidati.

Vetëm kandidatët me rezultatin më të lartë janë paraqitur këtu. Kandidatë të tjerë mund të jenë vlerësuar në kuadër të procesit, por nga Partnerët Zbatues janë vlerësuar më ulët sesa kandidatët tjerë.

Rezultatet dhe përfundimet e theksuara këtu zbatohen vetëm për procesin specifik të përzgjedhjes që përshkruhet. Nuk duhet nxjerrë përfundime në lidhje me përshtatshmërinë ose kompetencën e individëve për të performuar në një tjetër pozitë (rol).

Rezultatet dhe përfundimet janë të bazuara në performancën e kandidatit brenda këtij procesi specifik të përzgjedhjes.

bottom of page