Artikulli 5: Pse është Aleanca e rëndësishme për të gjithë!
Përmirësimi i përfaqësimit të grave në nivelet e larta organizative është diçka që njerëzit e mendojnë si të rëndësishme, por intervenimet për ta përmirësuar situatën janë sporadike, të kufizuara dhe të balancuara me prioritetet dhe angazhimet e tjera. Megjithatë, progresi është i ngadaltë dhe frustrues.
Ndërsa shumë njerëz (si gra ashtu edhe burra) besojnë në imperativin ekonomik dhe moral për përmirësim të balancit - është sfiduese të dimë se çfarë mund të bëjë ndryshimin e qëndrueshëm në afat më të gjatë.
Një nga konceptet e fundit për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen më të gjerë është 'Aleanca'. Aleancë ka në: "mbështetjen aktive për të drejtat e një pakice apo grupi të margjinalizuar pa qenë anëtar i tij". Në praktikë, në aspektin gjinor , kjo do të thotë që burrat të pranojnë se nuk kanë pasur të njëjtat sfida dhe barriera si gratë. Ata mund të kenë pasur barriera tjera, por si grup shumicë këto nuk janë barriera shtesë bazuar në gjini. Ata duhet të zgjedhin nëse dojnë të bëjnë dallimin në një grup të cilit nuk i përkasin, thjeshtë sepse ata e dinë se kjo është gjëja e duhur për ta bërë.
Ndikimi i mundshëm i aleancës është se u jep atyre që aktualisht janë në pozita të larta (kryesisht burra) një qasje për t’i mbështetur gratë që kanë aspirata dhe talent për arritje. Kështu fillon thyerja e patriarkalitetit nga brenda dhe krijohen mundësi të një niveli që nuk ka ekzistuar më herët.
Për burrat është e rëndësishme të mendojnë se si mund të ndihmojnë drejt krijimit të balancit në vend se të bashkëpunojnë për të kundërtën përmes mosveprimit ose mbajtjes së status quo-së. Ndryshimi është i mundur vetëm përmes veprimeve dhe përpjekjeve tuaja si aleat, gjë që shkon përtej barazisë dhe drejt balancit.
Për gratë është e dobishme të konsiderojnë se si ato ndikojnë dhe promovojnë barazinë. Si mund t'ju duhet juve (si grup ose individë) dicka ndryshe nga status quo-ja. Për ato që kanë pozita të larta, si siguroni që t’i mbështesni gratë e tjera që t'ju ndjekin drejtë pozitave udhëheqëse.
Në rekrutim, një mënyrë se si burrat mund të jenë aleat është të sigurohen se po mbështesin, inkurajojnë dhe ndihmojnë në zhvillimin e grave brenda dhe jashtë organizatave të tyre përmes qasjes në trajnime, zhvillim, përvojë, kushte të punës dhe burime (përfshirë teknologjinë) që do të mbështesin aftësinë e tyre për të aplikuar për pozita të larta në të ardhmen. Një mënyrë tjetër është të siguroheni që kur të largoheni nga roli juaj aktual i udhëheqësit të lartë, të keni mbështetur mjaft gra për të qenë të pranueshme për të aplikuar, të rrisni gjasat që vendimmarrësit e rekrutimit të zgjedhin dhe kjo zgjedhje t’i përfshijë gratë.
Projekti i Ambasadës Britanike ka organizuar punëtori për mbështetje të grave për lëvizje drejt pozitave të larta drejtuese. Hapi ynë i ardhshëm do të përfshijë mbështetjen e burrave në pozita të larta për të praktikuar aleancën.
Nëse jeni një burrë në pozitë të lartë në një organizatë – mendoni në vetë se si mund t'i tregoni vajzës, motrës ose bashkëshortes suaj se si e keni bërë botën një vend më të barabartë dhe gjithëpërfshirës për të mirën e të gjithëve...