top of page

Artikulli 3: Korniza e Kompetencave për Emërime në Pozita të Larta Publike në Kosovë

Çka nënkuptojnë kompetencat?

Kompetencat përcaktojnë sjelljet që janë me rëndësi kritike për performancë të suksesshme brenda një organizate të caktuar.

Kompetencat janë kritere me të cilat maten kandidatët në proceset e rekrutimit.  Të pasurit e kritereve të qarta dhe të definuara mirë është baza e çdo rekrutimi të bazuar në meritë.  Për të parë më shumë rreth rëndësisë së kompetencave shihni artikullin tonë për Parimet e Rekrutimeve të Bazuara në Meritë.

Përdorimi i kompetencave për emërime në pozita të larta publike në Kosovë

Kompetencat përbëjnë pjesën qendrore të proceseve të përzgjedhjes që monitorohen nga Projekti i Ambasadës Britanike. 

Janë 11 kompetenca në kuadër të kornizës së kompetencave që përdorën nga projekti:

  • Mendimi strategjik

  • Mendimi kreativ

  • Zgjidhja e problemeve

  • Orientimi kah rezultatet

  • Lidershipi

  • Menaxhimi

  • Komunikimi

  • Rrjetëzimi (Puna në ekip)

  • Adaptueshmëria

  • Zhvillimi i vetës dhe tjerëve

  • Integriteti

Secila fushë mbështetet nga një varg ‘treguesish të sjelljes’.  Këto janë një lloj përmbledhje të llojeve të sjelljeve që do të priteshin nga dikush që performon në mënyrë efektive në një pozitë të lartë udhëheqëse.

Në vijim kemi një shembull:

Mendimi strategjik

I aftë që të kuptojë dhe t’i lidhë gjërat në kontekst më të gjerë si dhe të artikulojë vizionin afatgjatë të organizatës, dhe të përgatisë planet për realizimin e atij vizioni.

 

  • Përcakton dhe qartë shpjegon vizionin afatgjatë të organizatës dhe drejtimin

  • Ju ofron këshilla ministrave mbi strategjinë e ardhshme të organizatës

  • Zhvillon dhe promovon plane të qarta strategjike për organizatën

  • Parasheh dhe planifikon ndryshime të ardhshme te kërkesat e klientëve dhe akterëve

  • Përafron planet e organizatës për t’u përshtatur në kuadër të strategjisë më të gjerë të ministrave, qeverisë dhe shërbimit civil

  • Zhvillon dhe ruan të kuptuarit e thellë të sektorit të klientëve dhe komuniteteve të shërbyera nga organizata

  • Kupton faktorët politik, ekonomik, strategjik, teknologjik, mjedisor dhe ligjor që mund të ndikojnë në organizatë

  • Shfrytëzon informatat kthyese nga klienti dhe publiku për të caktuar drejtimin strategjik të organizatës.

TKorniza e plotë e kompetencave mund të shkarkohet këtu

Shfrytëzimi më i mirë i Kornizës së Kompetencave

Kandidatët që përgatiten për intervistë të bazuar në kompetencë e vlen të njoftohen me përmbajtjen e secilës kompetencë.  Kjo mund të ndihmojë planifikimin për intervistë dhe analizimin e situatave nga përvoja paraprake e punës të cilat më së miri demonstrojnë sjelljet e përshkruara.  Gjatë përgatitjes për intervistë, treguesit e sjelljes mund të veprojnë si pikë e mirë referimi për të kuptuar nivelin dhe llojin e sjelljeve të kaluara të cilat Komisioni pret që ju t’i përshkruani për të demonstruar gatishmërinë tuaj për pozitën për të cilën keni aplikuar.

 

Pse po publikohet Korniza e Kompetencave?

Është me rëndësi që kandidatët t’i kuptojnë qartë kriteret në bazë të të cilave do të vlerësohen në çdo proces të përzgjedhjes.  Kjo mund të ndihmojë maksimizimin e drejtësisë dhe transparencës si dhe t’u ofrojë kandidatëve mundësinë për të realizuar performancën e tyre më të mirë gjatë intervistës.  Mbi këtë bazë, korniza e kompetencave tani është në dispozicion për të gjithë kandidatët që mendojnë të aplikojnë për Pozita të Larta Publike. 

Kur përdoret Korniza e Kompetencave?

Korniza aktualisht është duke u përdorur në të gjitha proceset e emërimeve në pozita të larta publike që po monitorohen nga Projekti i Ambasadës Britanike.  Komisionet trajnohen për teknikat e intervistave të bazuar në kompetencë, që përfshijnë njohjen me përmbajtjen specifike të kornizës.  Ne inkurajojmë institucionet tjera të përfshira në emërime në pozita të larta që ta përdorin këtë kornizë.

 

Si është zhvilluar Korniza e Kompetencave?

Titujt brenda kornizës fillimisht janë bazuar në legjislacionin dhe udhëzuesit ekzistues në Kosovë.  Përshkruesit e sjelljes janë hartuar në bazë të aktivitetit krahasues të një vargu të gjatë kornizash ndërkombëtare të kompetencave në sektorin publik.  Këto pastaj janë rishikuar, përshtatur dhe miratuar nga një grup përfaqësues të zyrtarëve të lartë publik në Kosovë. 

bottom of page