Përmbledhje e Projektit
Deri në mars 2024, Ambasada Britanike në Prishtinë ka ofruar asistencë teknike për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës në proceset e rekrutimit për 190 pozita drejtuese në shërbimin civil dhe në institucionet e pavarura, për të konsoliduar transparencën, meritokracinë dhe qeverisjen e mirë.
Udhëzuesi për kandidatët gjendet në faqen Udhëzuesi.
Resurset për organizatat rekrutuese mund të gjenden te faqja Udhëzuesi.
Memorandumi i Mirëkuptimit
Më 17 qershor 2021, u nënshkrua Memorandumi i katërt i Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, të përfaqësuar nga Ambasada Britanike.
Qëllimi i këtij memorandumi të mirëkuptimit është që të përkrahë përpjekjet e përbashkëta për t'u siguruar që në institucionet dhe organet publike do të emërohen drejtues të fortë, të pavarur dhe profesional përmes një procesi të drejtë dhe transparent të rekrutimit. Ky projekt ka për qëllim që të ndihmojë institucionet e Kosovës në rekrutimin e personave sipas një liste të dakorduar të pozitave të larta.
Memorandumi i Mirëkuptimit me Qeverinë e Kosovës mund të shkarkohet në gjuhën shqipe, serbisht dhe angleze.
Qasja e përdorur
Në fazën e parë, një proces i ri i përzgjedhjes, i nivelit të lartë, i bazuar në kompetencë, ishte projektuar dhe miratuar për të gjitha rekrutimet e monitoruara nga ekspertët britanik të projektit.
Procesi bazohet në përvojën ndërkombëtare por tërësisht fuksionon në kuadër të kornizës ligjore të Kosovës. Ai përmban:
-
një pako trajnimi dhe udhëzues për anëtarët e komisioneve për rekrutime;
-
një procedurë të shkruar dhe formularë për të siguruar një qasje standarde në çdo proces rekrutimi
-
një udhëzues të shkruar lidhur me qasjen e bazuar në kompetencë si dhe mënyrën se si duhet përgatitur për intervistë.
Procesi synon të sigurojë që secili kandidat të intervistohet në të njëjtën mënyrë, që dëshmitë nga shembujt e tyre nga përvojat e kaluara dhe sjelljet (veprimet) të paraqiten dhe regjistrohen, bashkë me potencialin e ardhshëm të tyre për të performuar në mënyrë efektive në një pozitë të lartë drejtuese (menaxhuese) e cila është sfiduese. Komisioni e zhvillon në proces objektiv vlerësimi dhe poentimi. Ekspertët britanikë e zhvillojnë njëjtin proces paralelisht, si mjet për monitorimin e konkluzioneve të komisioneve. Komisioni i raporton Ministrit përkatës për konkluzionet e veta, ndërsa ekspertët e projektit i paraqesin një raport të pavarur Ambasadës Britanike që ajo pastaj të ja komunikojë Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit. Qeveria e Kosovës mban përgjegjësinë e fundit për të gjitha emërimet.
Ekipi i projektit ka 8 specialistë për rekrutime: psikologë të kualifikuar të punës; profesionistë të lartë për RNj; dhe ekspertë të administratës publike; të gjithë me përvojë ndërkombëtare si në Kosovë ashtu dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit. Projekti zbatohet nga BDO LLP, me mbështetje nga Talogy.
Tani që procesi i bazuar në kompetencë në përgjithësi pranohet dhe kuptohet më mirë, synimi kryesor i Fazat 2 dhe 3 është që të punohet me partnerët në Kosovë për ta miratuar metodologjinë në institucionet publike më thellësisht dhe më gjerësisht. Faza 3 përfshin gjithashtu një sërë aktivitetesh zhvillimi dhe monitorimi për të mbështetur rekrutimin e bazuar në merita.
Në mënyrë të veçantë, ne ndihmojmë çdo të proces të përzgjedhjes si vijon:
-
Duke bashkëpunuar me organizatën rekrutuese dhe sekretariatin në përpilimin e shpalljes dhe kërkesave për punë.
-
Duke ofruar trajnime dhe brifing për Komisionet dhe Sekretariatet e përfshira në proceset e përzgjedhjes.
-
Duke ofruar udhëzim dhe materiale për të mbështetur proceset administrative të përzgjedhjes.
-
Duke shqyrtuar në mënyrë të pavarur të gjitha aplikacionet gjatë fazës së listës së ngushtë. Duke krahasuar rezultatet me konstatimet e Komisionit, dhe duke diskutuar dhe shqyrtuar çdo mospërputhje.
-
Duke mbështetur Komisionin në përgatitjen e intervistave dhe të përzgjedhjeve.
-
Duke ofruar dhe administruar testet psikometrike.
-
Duke poentuar në mënyrë të pavarur performancën e të gjithë kandidatëve gjatë fazës së intervistës dhe duke monitoruar poentimin nga anëtarët e Komisionit.
-
Raportimi i të gjitha rezultateve në Ambasaden Britanike përfshirë poentimet nga Komisioni dhe Partnerët Zbatues. Partneri Zbatues do të komentojë edhe mbi përshtatshmërinë për emërim të tre kandidatëve me performancën më të lartë. Këto vështrime bazohen mbi përvojën e gjerë të anëtarëve të ekipit në zhvillimin e emërimeve të larta dhe ekzekutive në kontekst ndërkombëtar.