Kjo faqe paraqet rezultatet e proceseve të përfunduara në vitin 2023. Rezultatet publikohen me kërkesë të Ambasadës Britanike sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Qëllimi i publikimit është që të përmirësohet transparenca e përzgjedhjes për proceset e zyrtarëve të lartë publik, dhe kjo po bëhet pas konsultimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Për çdo proces, datat e intervistave janë paraqitur së bashku me emrat dhe rezultatet e Partnerit Zbatues për kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen. (ose që arrijnë mbi 70% të pikëve në proceset që zhvillohen në kuadër të Ligjit për Zyrtarët Publik – që tani e tutje do t’i referohemi proceset LZP).
Në fazën përfundimtare të intervistës në çdo proces, të gjithë kandidatët i nënshtrohen një interviste të strukturuar të bazuar në kompetenca, bëjnë një prezentim. Për proceset LZP, kjo plotësohet me një test me shkrim.
Numri maksimal i pikëve në dispozicion ndryshon varësisht nga formati i vlerësimit specifik në projekt. Pikët maksimale në dispozicion për çdo proces janë paraqitur më poshtë.
Anëtarët e Komisionit dhe Partnerët Zbatues poentojnë kandidatët në mënyrë të pavarur prej njëri tjetrit. Nga poentimet e secilit vlerësues nxjerret mesatarja (veç për Komisionin dhe veç për Partnerët Zbatues) për të prodhuar dy rezultate përfundimtare për kandidatët (një për Komisionin dhe një për Partnerët Zbatues).
Për çdo proces, Komisioni do të ja paraqesë organeve përkatëse një listë të të kandidatëve që rekomandohen, së bashku me rezultatet, siç ceket në rregulloret përkatëse.
Për çdo proces, Partnerët Zbatues do të paraqesin një raport konfidencial në Ambasadën Britanike. Ky raport përfshin rezultatet e tyre dhe ato të Komisionit, bashkë me vërejtjet eventuale rreth performancës së kandidatëve në procesin e përzgjedhjes. Këto raporte pastaj i paraqiten Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Për ndërmarrjet publike komunale, raportet konfidenciale i paraqiten kryetarit të komunës përkatëse.
Rezultatet e paraqitura më poshtë janë nga vetëm nga Partnerët Zbatues.
Identiteti kandidatit është anonimizuar (p.sh. Kandidati 1) kur kjo në mënyrë eksplicite është kërkuar nga kandidati.
Vetëm kandidatët me rezultatin më të lartë janë paraqitur këtu. Kandidatë të tjerë mund të jenë vlerësuar në kuadër të procesit, por nga Partnerët Zbatues janë vlerësuar më ulët sesa kandidatët tjerë.
Rezultatet dhe përfundimet e theksuara këtu zbatohen vetëm për procesin specifik të përzgjedhjes që përshkruhet. Nuk duhet nxjerrë përfundime në lidhje me përshtatshmërinë ose kompetencën e individëve për të performuar në një tjetër pozitë (rol).
Rezultatet dhe përfundimet janë të bazuara në performancën e kandidatit brenda këtij procesi specifik të përzgjedhjes.
Anëtarë të Bordit të FKPK-së
Intervistat
26, 27, 30, 31 05 maj 2023
Kandidatët që mund të emërohen
Trim Shala 19.0
Emanuel Bajra 18.0
Artan Sadiku 18.0
Ruzhdi Morina 18.0
Cyril Demaria 17.5
David A. Allen 17.5
Shpresim Vranovci 17.0
Behxhet Haliti 17.0
Arieta Koshutova 16.5
Frederick Artesani 16.5
Pikët maksimale: 30
Anëtarët e Komisionit:
Bashkim Nurboja (Kryesues)
Vlora Spanca
Hekuran Murati
Anëtarë të Bordit të ZRRE-së
Intervistat
02 - 05 maj 2023
Kandidatët që mund të emërohen
Adnan Preniqi 26.5
Arjeta Pajaziti-Qerimi 23.0
Pikët maksimale: 40
Anëtarët e Komisionit:
Rifat Blakaj (Kryesues)
Servet Spahiu
Arben Kllokoqi
Anëtarë të Bordit në Infrakos
Intervistat
06 - 10 &
13 mars 2023
Kandidatët që mund të emërohen
Genc Hundozi 20.0
Hasan Preteni 19.0
Besarta Zuka 19.0
Fitim Raci 18.5
Fatmir Rushiti 17.0
Edona Nahi 16.5
Pikët maksimale: 30
Anëtarët e Komisionit:
Denis Dautaj (Kryesues)
Venera Çerkini
Leonita Shabani
Merita Uruqi
Shaban Neziri
ZKFTH në Telekomin e Kosovës
Intervistat
09 shkurt 2023
Kandidatët që mund të emërohen
Feim Kelmendi 23.0
Pikët maksimale: 40
Anëtarët e Komisionit:
Shpëtim Dobra (Kryesues)
Mimoza Vila
Florina Jerliu
Sajmije Thaçi
Agim Muçaj
Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (LZP)
Intervistat
06-08 shkurt 2023
Kandidatët që kanë arritur 70% ose më shumë konsiderohet që mund të emërohen (sipas poentimit të Partnerit Zbatues)
(Pikët maksimale 100%)
Asnjë kandidat nuk është poentuar me 70% ose më tepër.
Anëtarët e Komisionit:
Naim Gashi (Kryesues)
Edi Gusia
Bedri Xhafa
Safet Fazliu
Anita Kalanderi
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës
Intervistat
06-07 shkurt 2023
Kandidatët që mund të emërohen
Gazmend Hoxha 27.5
Pikët maksimale: 40
Anëtarët e Komisionit:
Fahrije Tërnava (Kryesuese)
Naim Bardiqi
Blerim Hasani
Refike Sulçevsi
Skënder Perteshi
Anëtarë të Bordit në Termokos
Intervistat
20-27 janar 2023
Kandidatët që mund të emërohen
Visar Vokrri 19
Mimoza Morina 17.5
Sytrime Dervisholli 17.5
Shukrije Morina 16.5
Vesa Kelmendi 16.5
Avni Gashi 16.5
Pikët maksimale: 30
Anëtarët e Komisionit:
Alban Zogaj (Kryesues)
Jeta Rafuna
Milazim Vitija
Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës
Intervistat
21-25 janar 2023
Kandidatët që mund të emërohen:
Shkëndije Himaj 32.0
Ahmet Ismaili 28.0
Nexhat Kryeziu 27.5
Genc Rraci 24.5
Lulzim Ismajli 24.0
Fehmi Mehmeti 23.5
Pikët maksimale: 40:
Anëtarët e Komisionit:
Flamur Mrasori (Kryesues)
Nora Latifi-Jashari
Bashkim Nurboja
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë
Intervistat
16-19 janar 2023
Kandidatët që kanë arritur 70% ose më shumë konsiderohet që mund të emërohen (sipas poentimit të Partnerit Zbatues)
(Pikët maksimale 100%)
Menderes Ibra 70.25
Muzafer Luma 70.0
Anëtarët e Komisionit:
Naim Gashi (Kryesues)
Edi Gusia
Bedri Xhafa
Safet Fazliu
Anita Kalanderi
Kryeshef Ekzekutiv në Infrakos
Intervistat
janar 10-12 2023
Kandidatët që mund të emërohen:
Naser Krasniqi 27.0
Pikët maksimale: 40
Anëtarët e Komisionit:
Edona Nahi (Kryesues)
Besarta Zuka
Genc Hundozi