top of page

Rezultatet e proceseve të përfunduara - 2020

Kjo faqe paraqet rezultatet e proceseve të përfunduara në vitin 2020. Rezultatet publikohen me kërkesë të Ambasadës Britanike sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Qëllimi i publikimit është që të përmirësohet transparenca e përzgjedhjes për proceset e zyrtarëve të lartë publik, dhe kjo po bëhet pas konsultimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Për çdo proces, datat e intervistave janë paraqitur së bashku me emrat dhe rezultatet e Partnerit Zbatues për kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen.

Në fazën përfundimtare të intervistës në çdo proces, të gjithë kandidatët i nënshtrohen një interviste të strukturuar të bazuar në kompetenca, bëjnë një prezentim dhe plotësojnë një test psikometrik. 

Numri maksimal i pikëve në dispozicion ndryshon varësisht nga formati i vlerësimit specifik në projekt. Pikët maksimale në dispozicion për çdo proces janë paraqitur më poshtë.

Anëtarët e Komisionit dhe Partnerët Zbatues poentojnë kandidatët në mënyrë të pavarur prej njëri tjetrit. Nga poentimet e secilit vlerësues nxjerret mesatarja (veç për Komisionin dhe veç për Partnerët Zbatues) për të prodhuar dy rezultate përfundimtare për kandidatët (një për Komisionin dhe një për Partnerët Zbatues).

Për çdo proces, Komisioni do të ja paraqesë organeve përkatëse një listë të të kandidatëve që rekomandohen, së bashku me rezultatet, siç ceket në rregulloret përkatëse.  

Për çdo proces, Partnerët Zbatues do të paraqesin një raport konfidencial në Ambasadën Britanike. Ky raport përfshin rezultatet e tyre dhe ato të Komisionit, bashkë me vërejtjet eventuale rreth performancës së kandidatëve në procesin e përzgjedhjes. Këto raporte pastaj i paraqiten Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Për ndërmarrjet publike komunale, raportet konfidenciale i paraqiten kryetarit të komunës përkatëse.

Rezultatet e paraqitura më poshtë janë nga vetëm nga Partnerët Zbatues.

Identiteti kandidatit është anonimizuar (p.sh. Kandidati 1) kur kjo në mënyrë eksplicite është kërkuar nga kandidati.

Vetëm kandidatët me rezultatin më të lartë janë paraqitur këtu. Kandidatë të tjerë mund të jenë vlerësuar në kuadër të procesit, por nga Partnerët Zbatues janë vlerësuar më ulët sesa kandidatët tjerë.

Rezultatet dhe përfundimet e theksuara këtu zbatohen vetëm për procesin specifik të përzgjedhjes që përshkruhet. Nuk duhet nxjerrë përfundime në lidhje me përshtatshmërinë ose kompetencën e individëve për të performuar në një tjetër pozitë (rol).

Rezultatet dhe përfundimet janë të bazuara në performancën e kandidatit brenda këtij procesi specifik të përzgjedhjes.

Kryesues i Bordit të ZRRE-së

Intervistat

26-27/11/2020

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 40

1 Bekim Jakupi   27.0

 

2 Luan Morina    25.0

Anëtarët e Komisionit:

Fatos Qerimi (Kryesues)

Izedin Bytyqi

Drin Haraçia

Arsim Kuliqi

Sylejman Daka

Anëtarë të Bordit të KPMM-së

Intervistat

14-18/12/2020

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 30

Ibrahim Krasniqi                   23.0

Kreshnik Rugova                  23.0

Skender Sallahu                   22.5

Ibush Luzha                          22.5

Bujar Hasimi                         21.0

Bekim Troni                           20.5

Festim Kutllovci                    20.0

Xhavit Raci                           19.5

Sali Mulaj                              18.0

Burim Fetaj                           17.5

Bali Thaqi                             17.5

Anëtarët e Komisionit:

Lulzim Ejupi (Kryesues)

Edi Gusija

Izedin Bytyqi

Bekim N. Hoxha

Anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

Intervistat

21-25/09/2020

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 30

1 Jeton Koca   22.0

 

2 Lulzim Aliaj   21.5

 

3 Zyle Gojnovci  19.5

 

4 Vjollca Kurtishaj  19.5

 

5 Ardita Haxhnikaj-Demi  19.0

 

6 Vlora Kryeziu-Syla  18.5

 

7 Arben Mehmeti   18.0

 

8 Faruk Rexhaj   18.0

 

9 Eshref Shabani   17.0

Anëtarët e Komisionit:

Valdete Idrizi (Kryesuese)

Rasim Selmanaj

Valon Ramadani

Salih Zyba

Alban Hyseni

Valentina Bunjaku-Rexhepi

Rrezarta Krasniqi

Mërgim Lushtaku

Albert Kinolli

Komisioner i Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Intervistat

10-11/08/2020

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 40

Krenare Sogojeva-Dermaku    27.0

Bujar Sadiku                            24.5

Anëtarët e Komisionit:

Fatmire Kollçaku (Kryesuese)

Bekë Berisha (Zëvendës kryesues)

Ganimete Musliu (Anëtare)

Ilir Tasholli (Anëtar)

Rasim Demiri (Anëtar)

Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Banesore Prishtina

Intervistat

11-13/02/2020

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal:  45

Hajdar Hoxhaj             26.0

Anëtarët e Komisionit:

Lendita Myderrizi (Kryesuese e Bordit)

Xhevdet Leci (Anëtar Bordi)

Arbnora Jashanica (Anëtare Bordi)

​Bekim Pireva (Anëtar Bordi)

bottom of page