top of page

Harta e Procesit të emërimeve në pozita të larta

Qëllimi i hartës së procesit është të ofrojë një sërë udhëzimesh dhe burimesh për mbështetjen e profesionistëve të përfshirë në proceset e rekrutimit për emërimet në pozita të larta publike. Synimi i saj është të mbështesë qëndrueshmërinë afatgjatë të rekrutimit të bazuar në merita për emërimet në pozita të larta publike në Kosovë. Grupet e synuara janë profesionistët e Burimeve Njerëzore (BNj), anëtarë të Komisioneve, përfaqësues të sekretarive, Bordet e Ndërmarrjeve Publike etj.

Burimi kryesor është vetë harta e procesit – paraqitur si diagram i detyrave, përgjegjësive dhe vendimeve (të përcaktuara nga mbajtësit e roleve) të nevojshme për të mundësuar që një proces rekrutimi të realizohet lehtësisht me një standard konsistent të nivelit të lartë. Kjo hartë tregon se si një proces rekrutimi i bazuar në merita mund të realizohet përmes shtatë fazave kryesore.

Për secilën nga këto faza, harta e procesit ofron detajet kyçe të aktiviteteve që do të kryhen dhe palën kryesore përgjegjëse për secilën prej tyre. Ajo gjithashtu përmban lidhjet me një sërë dokumentesh dhe burimesh shpjeguese për të mbështetur zbatimin efektiv të rekrutimit të bazuar në meritë.

Në shkurt të vitit 2023, 48 përfaqësues nga institucionet publike të Kosovës morën pjesë në takime  konsultuese, përmes të cilave iu dha mundësia të japin komente për draftin e hartës së procesit dhe materialeve.

Hyni në hartën të procesit këtu.

bottom of page